Transmetuar më 17-08-2022, 13:11

Për Massimiliano Allegrin është vera e parë, pas ndarjes me Ambra Angiolini. Trajneri i Juventusit duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij të dashurisë. Paparacët e “Chi” e kanë kapur dorë për dore me një grua, e cila quhet Nina Lange Barresi, në rrugët e Luganos.

Nga leximi i trupit të të dyve e gjitha ngjan me fotot e pushimit të tyre relaksues në Sardenjë. A është tani një marrëdhënie e plotë? E përjavshmja e Alfonso Signorini ka publikuar foton e trajnerit të Juventusit duke ecur nëpër rrugët e Luganos me Nina Lange Barresi, një grua shumë e rezervuar, aq sa ka shumë pak informacion për të.

Të dy ecin dorë për dore nëpër rrugët tregtare, të bindur se nuk do të shihen nga sytë kureshtarë. Por kjo nuk ndodhi. Përveç kësaj, tashmë në qershor, Fanpage.it kishte sjellë prova fotografike që dëshmonin se Allegri nuk po e kalonte këtë verë vetëm, por në shoqërinë e një gruaje misterioze në një resort prestigjioz pranë Santa Margherita di Pula, në Sardenjë.

Në atë kohë, megjithatë, identiteti i shoqërueses së trajnerit kishte mbetur i panjohur. Gruaja e fotografuar me Massimiliano Allegrin quhet Nina Lange Barresi. Ajo nuk është e pranishme në rrjetet sociale dhe ka pak informacione personale për të.

Sipas raportimeve nga e përjavshmja “Chi”, “flaka” e re e trajnerit bardhezi jeton në Zvicër dhe ka një kompani konsulente menaxheriale për financat. Një fushë pra krejtësisht ndryshe nga ajo e trajnerit dhe larg botës së argëtimit e thashethemeve. Për momentin të dy nuk kanë dalë ende hapur dhe të vetmet foto që i portretizojnë së bashku janë “vjedhur” nga paparacët.