Transmetuar më 17-08-2022, 08:20

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do t’i takojë sot veçmas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një ditë para takimit të dy liderëve në Bruksel.

Kështu bëhet e ditur në njoftimet e NATO-s lidhur me këto dy takime. Pas këtyre dy takimeve të shefit të NATO-s, me Kurtin dhe Vuçiçin do të ketë edhe konferencë për media.

Konferenca për media ndërmjet Stoltenbergut dhe Vuçiqit do të mbahet në orën 15:30, ndërkaq me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 17:00.

Ndërkaq, 18 gusht pritet të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas tensionimit të situatës në veri për shkak të vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë. (noa.al/M.D)