Transmetuar më 16-08-2022, 23:01

Bullgari- Legjenda e futbollit bullgar, Hristo Stoichkov, ka treguar detaje nga karriera e tij dhe marrdhjënia që kishte me Diego Armando Maradonën.

Stoichkov kishte marrëdhënie të mira me Pibe de Oro, deri në ndarjen nga jeta të legjendës argjentinase në nëntor 2020. “Unë jam fajtor që nuk e ndava nga “shkabat”. Gjithmonë e them që janë shkaba… nuk insistova shumë… Për shkak të miqësisë që kisha duhej ta bëja. Ndonjëherë ulem në shtëpi dhe mendoj. Nuk mund të bësh diçka? Ndihem pak në faj. Unë kam pasur mundësinë ta ndihmoja. U mërzita shumë kur pashë ata që ishin me kostum dhe kravatë”, – tha ish-lojtari i Barcelonës në ESPN.

Një shpërthim i vërtetë nga ish-Topi i Artë që vazhdon:" Maradona nuk u distancua kurrë nga miqtë e tij, por ata djem e bënë të ndihej vetëm."

Stoichkov dhe Maradona qëndruan në kontakt deri në vitin 2016: ““Kemi folur shumë herë. Hera e fundit ishte 2 shkurt 2016. Më pas më uroi personalisht për ditëlindjen time. Që atëherë, nuk kam mundur të flas më me të. Ai ishte gjithmonë në gjumë, duke pushuar, duke luajtur, duke ecur. Ishte hera e fundit që dëgjova”. Vite të kaluara me Maradonën që mbeten të paharrueshme për Stoickov me përfundimin: “E pashë të vuante aq shumë, u prehtë në paqe”!