Transmetuar më 13-08-2022, 08:21

Në përgjithësi, mesazhet që zakonisht fshihen nga WhatsApp janë për shkak se keni bërë një gabim. Pra, zakonisht merr shumë pak kohë për t’i fshirë ato. Megjithatë, ndonjëherë janë mesazhe për të cilat nuk keni menduar sa duhet.

"Po mendoni për mesazhin tuaj? Tani mund të keni më shumë se dy ditë kohë për t’i fshirë mesazhet tuaja nga bisedat, pasi t’i dërgoni", – konfirmon WhatsApp në mesazhin e vet, përmes Twitter.

Tani do të keni mundësinë e fshirjes së mesazhit për 2 ditë dhe 8 orë. Kjo e zgjeron shumë intervalin kohor që do të na lejojë të marrim pak kohë për të menduar me kujdes nëse ai mesazh që kishim dërguar ishte i duhuri apo jo.

Deri më tani, limiti ishte 1 ditë e 8 orë për ta fshirë mesazhin. Fshirja e një mesazhi në WhatsApp është vërtet e thjeshtë dhe me rritjen e afatit kohor për ta bërë këtë, do të jetë edhe më efikase:

Zgjidhni mesazhin, mbani shtypje paksa të gjatë mbi të.

Klikoni në ikonën e koshit të plehrave. Zgjidhni komandën "Fshi për të gjithë" dhe gjithçka do të jetë kryer. Mesazhi do të shfaqet i fshirë.