Transmetuar më 12-08-2022, 23:47

Pritja i mërzit njerëzit. Ja pse ashensorët kanë gjithmonë pasgjyrë.

Ky është një truk psikologjik, i cili e largon nga mendja pritjen. Në të vërtetë, hulumtimi tregon se si shumica e njerëzve humb kuptimin mbi kohën derisa me interesim shikojnë veten dhe aktivitetin e vet, pa marrë parasysh se sa individi është narcisoid, pasqyra i preokupon njerëzit.

Përmirësimi i flokëve, vështrimet psikologjike, tregojnë që njerëzit në situatën me të cilën janë të ballafaquar para pasqyrës gjithmonë gjejnë diçka të bëjnë. Kështu shumica përmirësojnë flokët, ndërsa të tjerët aktivitet të preferuar kanë të shikojnë nëse u ka mbetur ushqimi midis dhëmbëve, shikojnë dukjen e fytyrës, përmirësojnë grimin, por edhe “shikojnë” se si u duket prapanica. Pra koha fluturon bashkë me ashensorin, por bën në këtë rast që njerëzit të kujtohen edhe për veten!