Transmetuar më 12-08-2022, 14:42

Tiranë- Stuhi e papritur shiu dhe breshëri në Tiranë.

Për disa minuta kryeqyteti u përfshi nga stuhi shiu dhe breshërit që krijuan edhe probleme në qarkullim pasi u krijua trafik.

Meteorologët kishin parashikuar reshje shiu në fundjavë kryesisht me intensitet mesatar.

Sipas tyre rrebeshet afatshkurtra të shiut do të jenë më të dukshme mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.

Reshjet do të jenë në një interval kohor tre katër orë, i cili do të sjellë intensitet mesatar në disa zona të izoluara të territorit shqiptar.

Reshje ka pasur në disa qytete të vendit. noa.al