Transmetuar më 12-08-2022, 14:07

Itali- Duket e pabesueshme por ky është plazhi unik në Evropë ku burrat dhe gratë lahen veç në det.

Këtë mundësi e ofron vetëm një plazh që ndodhet në Trieste.

Hapësira ndahet sipas gjinisë nga një mur betoni rreth 3 metra e lartë.

Plazhi i njohur si Pedoncina, ka murin që fillon nga rëra dhe deri disa metra në det, duke bllokuar pamjen nga njëra anë e plazhit në tjetrën.

Ky plazh është i dobishëm për femrat dhe meshkujt pasi mund të marrin rreze të lirshme dhe pa u vënë në siklet.

Muri daton rreth shek të 19, ndërsa në vitin 1960 ai u dëmtua dhe u shemb, por ishin banorët e Triestes që kërkuan që muri të rindërtohej përsëri.