Transmetuar më 11-08-2022, 18:36

Tiranë- Temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme duke nisur nga dita e nesërme.

Sipas sinoptikanëve gjatë ditës së premte moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe breshër në disa zona malore, si dhe me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës së nesërme temperaturat nuk priten t’i kalojnë 30 gradë celcius.

Ndërkohë sa i përket ditës së shtunë dhe të diel temperaturat do të vijojnë të ulen edhe më tej, ku do të arrijnë në 27 gradë celsius sa i përket vlerave maksimale.

Gjithashtu përgjatë fundjavës priten rrebeshe shiu në të gjithë territorin.

Era, do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e mesatare. Përkohësisht, në orët e mesditës në momentet me reshje dhe në bregdet erë e vrullshme.

Valëzimi në dete i forcës 3 ballë

Temperaturat parashikohen: në zona malore 15 deri 29°C                                        në zona e ulëta 17 deri 35°C                          në zona bregdetare 20 deri 33°C

Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim!(noa.al/M.D)