Transmetuar më 05-08-2022, 23:30

KOSOVË- Shkaktoi aksident me vdekje, autori dëshpërohet shumë dhe kërkon t’i japë fund vetes.

‘O a u vdekë bre, o ma mirë me vdekë edhe uneee..” – kështu pyeste e lutej një i ri, i cili dyshohet se në orën e parë të së premtes shkaktoi një aksident në rrugën “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet, ku ndërroi jetë një 19-vjeçar.

J.S. nuk u mbijetoi plagëve të marra nga makina, e cila e goditi atë teksa viktima ishte duke ecur trotuarit me një tjetër qytetar. Aksidenti, sipas dëshmitarëve, ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të një veture, e cila goditi dy makina të parkuara në trotuar, të cilat goditën për vdekje këmbësorin.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Por, fillimisht ai është trajtuar në emergjencën e QKUK-së, ku ka marrë trajtim për shkak të shokut traumatik që e ka pësuar nga ngjarja.