Transmetuar më 05-08-2022, 21:58

Tel-Aviv- ‘Xhihadi Islamik’ hedh raketa drejt Izraelit. Disa raketat u hodhën të premten në mbrëmje pasi forcat e armatosura izraelite goditën disa objektiva në Gaza.

Sirena të shumta u dëgjuan ndërsa më shumë se 60 raketa u lancuan drejt Yavne, Be’er Yaakov, Ashdod, por u kapën nga Iron Dome.

Gama e synimeve u zgjerua shpejt pasi raketat u hodhën drejt Rishon Lezion, Bat Yam dhe Holon, raporton jerusalempost.

Autoritetet izraelite nuk kanë raportuar për viktima. Përgjegjësinë për sulmet e mori “Xhihadi Islamik”.

Forcat izraelite kanë bombarduar disa pozicione palestineze në Rripin e Gazës duke vrarë 15 persona, ku në mesin e tyre ishte edhe komandanti i Xhihadit Islamik Palestinez, Taisir al-Jabari.

Izraeli dhe Hamasi, i cili sundon Rripin e Gazës, kanë hyrë disa herë në luftë. noa.al