Transmetuar më 05-08-2022, 15:16

Vlorë- Ish-shefi i Policimit në Komunitet në Elbasan dhe ish- shefi i komisariatit Himarë, Arjan Tase, ka spjeguar momentet e tragjedisë ku humbi jetën 7-vjeçarja, Jonada Avdia. Sipas tij, nëse do ishte rrotulluar nga ana tjetër, do ishte vrarë familja e tij.

Arjan Tase: Dua t’i kërkoj falje familjes të së miturës për tragjedinë që i kam shkaktuar. Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time.