Transmetuar më 05-08-2022, 12:46

Gazetarja Mira Kazhani ka reaguar pas një shkrimi të saj të bërë ditën e djeshme, ku mes të tjerash tha se për rastin e tragjedisë në Potam ishte një tragjedi që mund t’i ndodhë kudo.

Në një shkrim Kazhani shkruante se të tilla ngjarje ndodhin në Europën e zhvilluar edhe në SHBA. Ndërkohë, që pasi shkrimi i cilësuar rilindës u bë viral dhe opinioni publik shpërtheu pa ndaj atyre rreshtave, gazetarja ka reaguar sërish.

Ajo thotë se lajmet mbi shkrimin e saj janë të deformuara nga duar që e duan të vdekur profesionalisht dhe mbase edhe fizikisht.

Por nga shkrimi i Kazhanit nuk është deformuar asnjë pjesë. Rreshtat që bënë që qytetarët të shpërthenin kundër saj janë shkruar nga vetë ajo.

KONKRETISHT:

”Tragjedi ndodhin kudo, gabime, aksidente, të lajthitur, kriminelë e mendje të sëmura vrasin në Europën e zhvilluar. Në Amerikë, pa u tharë një palë lot, një tjetër i çmendur po projekton një shkollë fëmijësh që të futet me armë.

Në New-York, një shoqe që jeton atje, më tha se nuk para e merr metronë në orët e vona, sepse ka shumë të sëmurë në rrugë dhe çdo ditë ka ngjarje të rënda. Epo ironike, por ja që në Shqipëri nuk duket të kemi kështu fenomenesh, të paktën jo në masë. Pse? Jemi vend i vogël dhe njerëzit nuk janë aq të vetmuar apo të sfiduar nga mbijetesa dhe konkurrenca e kapitalizmit.”