Transmetuar më 05-08-2022, 11:55

Ksamil- Punëtorja hakmerret keq me pronarin në Ksamil.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, në garazhin e një hoteli. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi tëK. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.

Ende nuk dihen rrethanat e sherrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.