Transmetuar më 05-08-2022, 09:57

TIRANË- Metodë e përhapur shumë në Tiranë.

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 3 persona, ka proceduar 4 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim pronarin e një qendre masazhesh pasi e kishin përshtatur për prostitucion.

Arrestimet janë kryer në zbatim të operacionit "Location", si rezultat i hetimeve disa mujore bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 47 vjeç, pronari i qendrës së masazheve, për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Në kuadër të operacionit ‘Location’ u arerstuan në flagrancë M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, menaxhere në një qendër masazhesh, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Moskallëzimi i krimit";

S. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve, për veprën penale "Prostitucioni".

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Prostitucioni" Z. A., 30 vjeçe, Xh. Sh., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve;

R. M., 37 vjeç, banues në Maqedoni, klient në qendrën e masazheve.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim M. M., 47 vjeç, pronari i qendrës së masazheve, për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Shtetaset M. H. dhe B. K. menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të shtetasit M. M., në rrugën "Teodor Keko", në të cilën ishin të punësuara S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K.

Përvec aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret dhe 4 punonjëset (masazhatore), ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, i organizuar nga pronari i kësaj qendre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.