Transmetuar më 04-08-2022, 23:14

Britania e Madhe- Anglezët njihen si dëshirues të pijeve,. Por një çift ka ekzagjeruar.

Ata janë vënë në pranga pas bërjes virale të videos ku i jepnin foshnjë  së tyre alkool, saktësisht vodka.

Autoritetet britanike kanë deklaruar se dy personat janë arrestuar për keqtrajtim dhe mizori ndaj të miturve.

“U morën veprime për të mbrojtur personat e përfshirë dhe një burrë dhe një grua u arrestuan nën dyshimin për mizori ndaj fëmijëve”, njoftoi policia britanike.

video shihet një grua, e cila besohet se është nëna e fëmijës, që po hedh vodka në një kapak dhe më pas ia jep foshnjës.

Gjatë gjithë kohës, një burrë pa këmishë, që mendohet të jetë babai i vogëlushit, është i pranishëm dhe sheh të gjithë ngjarjen.

Fatmirësisht kjo video u bë virale çka çoi edhe në marrjen e masave nga ana e autoriteteve.

Policia konfirmoi se ata shkuan në shtëpinë e çiftit pas raportimeve, ku mësuan për ngjarjen e tmerrshme.

Në një rast të ngjashëm në vitin 2010, një foshnjë indonezian ndezi internetin pasi u shfaq në një video duke pirë 40 cigare në ditë.