Transmetuar më 04-08-2022, 19:59

Tiranë- Kreu i PD, Sali Berisha, i është bashkuar protestës së thirrur nga shoqëria civile para Ministrisë së Brendshme, pas tragjedisë së Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Berisha tha për mediat se ky është sezo0ni më i dështuar, por Rama deklaron të kundërtën.

Sipas tij kjo është sjellja e një njeriu që do të shmangë çdo lloj përgjegjësie.

“Ai i vendosur që të mos reflektojë, mos dëshmojë as minimumin e përgjegjësisë për këtë zhvillim dramatik, vendosi të politizojë në shkallë ekstreme, duke përdorur epirtet që përdoren nga ata me probleme mendore”, tha Berisha. (noa.al/M.D)