Transmetuar më 04-08-2022, 16:01

Prishtinë- Ndodh në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka marrë vëmendjen e të gjithëve me gjestin e tij.

Teksa shefja e Grupit Parlamentar të Vetëveendosjes, Mimoza Kusari-Lila po fliste në Foltoren e Kuvendit, Kastrati nuk e kishte mendjen fare. Përveç kësaj, është filmuar duket bërë me gjeste sikur po i bie violinës.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, madje ka edhe nga ata që dyshojnë se deputeti mund të jetë i dehur në momentin që ka bërë xhestin, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë ironike ndaj Kusari-Lilës.