Transmetuar më 03-08-2022, 21:18

Britania e Madhe- CR7 nuk i ka aspak të mira marrdhëniet me trajnerin e tij.

Gjatë miqësores së fundit kundër Rayo Vallecanos në të cilën luajti vetëm pjesën e parë, Ronaldo u largua nga stadiumi pas përfundimit të pjesës së parë. Një zgjedhje që tërboi trajnerin Erik ten Hag: “Një sjellje e papranueshme – komentoi ai – ne jemi një ekip dhe duhet të qëndrojmë të gjithë deri në fund”.

Fakti që Ronaldo nuk ka ndërmend të qëndrojë te United, sigurisht që nuk është asgjë e re, por për momentin të gjitha përpjekjet e agjentit të tij për ta vendosur lojtarin në një ekip që luan në Champions League kanë dështuar.

Shpenzime shumë të larta për një lojtar fenomenal, por në fund të karrierës së tij, veçanërisht në një moment historik në të cilin financat e shumë klubeve po qajnë. Sjellja që pati pas ndryshimit në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos, megjithatë shënon pikën e thyerjes me trajnerin dhe klubin, me teknikun e ri holandez që nuk e priti mirë: “Sigurisht që nuk do ta pranoj këtë sjellje”.