Transmetuar më 03-08-2022, 14:35

Itali- Padyshim që divorci i tij me Ilary Blasi-n ka qenë kryelajmi i mediave rozë, veçanërisht në Itali. Por si Totti ashtu edhe Blasi nuk kanë vonuar të shfaqen me partnerë të rinj.

Mediat italiane shkruanin se ish-kapiteni i Romës ka nisur një romancë të re me Noemi Bocchi. Madje ai së fundmi është kapur sërish në shtëpinë e saj. E për t’u fshehur nga paparacët, Totti ka zgjedhur që të lëvizë me motor, duke menduar se me helmetën në kokë nuk do të njihej lehtë.

Por sigurisht që nuk ka arritur që t’u shpëtojë fotografëve të “Chi”, që po “ruanin” në shtëpinë e biondes Noemi. Futbollisti i famshëm u fotografua duke dalë nga porta e shtëpisë së Noemi Bocchi, e cila ngjason shumë me ish-gruan e tij, Ilary Blasi.

Në imazhet legjenda e Romës shihet duke udhëtuar me një skuter të madh veshur me bluzë dhe pantallona të shkurtra. Ai mban helmetën në kokë për të mbuluar fytyrën e tij. Pak minuta para tij nga e njëjta derë kishte dalë Noemi Bocchi me vajzën e saj.

Bocchi u përpoq të mashtronte paparacët duke u larguar e para, por fotografët kapën mat futbollistin duke dalë nga porta.