Transmetuar më 02-08-2022, 21:00

Lezhë- Hareja dhe gëzimi u kthyen në dëshpërim në pak orë.

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një shtëpi në Pllanë.

Zjarri ka rënë në banesen e Besim Demaj dhe nga flakët gjithçka është djegur. Në momentin e rënies së zjarrit, në shtëpi ndodheshin 5 anëtaret e familjes, të cilët po pushonin pasi një dite më parë martuan djalin dhe nuk e kanë vënë re zjarrin.

Ndersa flakët janë përhapur me shpejtësi, familja Demaj ka dalë menjëherë jashtë. Djali i shtëpisë ka tentuar të ndërhyjë vetë, por ka marrë plagë djegieje, teksa përpiqej të shuante flakët, pa mundur t’ia dalë.

Zjarrfikësit u përpoqën, por flakët e kishin bërë punën.

Ende nuk dihet shkaku, por dyshohet një shkëndijë elektrike. Gjithsesi rasti është nën hetim.

Tashmë nusja me dhëndrin bashkë me familjarët duhet të gjejnë një strehë të re.