Transmetuar më 01-08-2022, 09:04

KOSOVË- Tensionet që kanë përfshirë veriun e Kosovës pas vendimit të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit kanë sjellë reagime të ndërkombëtarëve ku ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka shprehur vullnetin për të qenë negociator mes palëve.

Në një postim në Twitter Çavusoglu u shpreh se ka biseduar me homologët e Kosovës dhe Serbisë në lidhje me tensionet e fundit dhe i ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për të zbutur situatë dhe gjetur një zgjidhje mes palëve.

”Fola me homologët e mi serbë dhe kosovarë në lidhje me tensionet e fundit. Paqja dhe stabiliteti në Ballkan kanë qenë gjithmonë një prioritet për Turqinë. Tensionet e reja nuk do të ndihmojnë askënd. Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të zbutur tensionet”, ka shkruar Cavusoglu në Twitter.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

Spoke with my #Serbian & #Kosovar counterparts regarding the recent tension.Peace and stability in the Balkans have always been a priority for Türkiye.New tensions will not help anyone.Türkiye is ready to do whatever is necessary to reduce the tension.

— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) July 31, 2022