Transmetuar më 31-07-2022, 12:12

KOSOVË- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Kosovë. Kryeministri, Albin Kurti, ka mbledhur sot në një takim Këshillin e Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend, një ditë para hyrjes në fuqi të vendimiy për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve të përkohshme pvr shtetasit serb që hyjnë në Kosovë.

Pas përfundimit të mbledhjes, Zyra e Kryeministrisë ka nxjerrë një njoftim pvr shtyp ku informon se është shtyrë afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe deri në tetor.

“Nesër, më 1 gusht 2022, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin tonë. Afat ky që shtyhet deri më 31 tetor 2022”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se institucionet kanë zhvilluar tashmë të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve. Çdo institucion siguron qytetarët se mundësimi i zëvendësimit të targave ilegale, sikurse edhe kalimi i qytetarëve në pikë-kalimet kufitare do të procedohen në mënyrë të shpejtë, pa pengesa dhe në kohë të shpejt reale.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është në funksion të sigurisë, vendosjes së rendit publik dhe ligjshmërisë e sundimit të ligjit. Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik”, thuhet në njoftim.

Nga 1 gushti fillon regjistrimi i targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve. Kjo pasi Qeveria e Kosovës më 29 qershor të këtij viti, ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”. Po ashtu, qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.