Transmetuar më 27-07-2022, 14:58

Forumi i të Drejtave të Njeriut i Pekinit 2022, u zhvillua dje, organizuar bashkërisht nga Shoqata Studimore e të Drejtave të Njeriut e Kinës dhe Fondacioni i Zhvillimit të të Drejtave të Njeriut i Kinës.

Në forumin e sivjetshëm, që kishte si temë "Barazi, drejtësi, arsyeshmëri dhe gjithëpërfshije: Nxitja e përbashkët e zhvillimit të kauzës së të drejtave të njeriut", morën pjesë afro 200 përfaqësues nga 70 vende e organizata ndërkombëtare.

Ky është sesioni i 10-të i Forumit të të Drejtave të Njeriut të Pekinit, që u krijua më 2008.

Ky forum është bërë një platformë e rëndësishme globale për shkëmbimet në fushën e të drejtave të njeriut, duke ofruar mençuri e forcë për zhvillimin e shëndetshëm të kauzës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.