Transmetuar më 24-07-2022, 08:49

FRANCË- Çifti i famshëm Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nisën muajin e mjaltit pas vetëm disa ditë pas martesës së bujshme në Las Vegas. Destinacioni i tyre ishte qyteti romantik, Paris.

Por teknologjia nuk "të fal". Dikush ka shkrepur aparatin dhe ka fiksuar Affleck teksa flinte në një karrige në një anije kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë vërshuar në komente tallëse.

Ndoshta ai nuk e kishte menduar se mund të fotografohej nga ndonjë paparac në ato momente, mbase dremiti vetëm pak minuta por i dha kohë të mjaftueshme paparacëve për të bërë shumë foto. Ndërkohë nuk dihet se çfarë ishte duke bërë JLo në ato momente.

Çifti i famshëm pak ditë pas martesës së tyre zgjodhën kryeqytetin francez për të nisur muajin e mjaltit. Ditën e djeshme ata, pas shëtitjes së tyre nëpër rrugët e Parisit, u ulën në një stol duke u përqafuar dhe shkëmbyer puthje dhe përqafime.