Transmetuar më 15-07-2022, 21:52

Shkup- Propozimi francez ka futur në një kurs përplasje pozitën dhe opozitën në Maqedoninë e Veriut.

Tensionet nuk kanë munguar vetëm tek qytetarët e thjeshtë, por edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Një incident mësohet se është shmangur në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Në Kuvend vijon diskutimi i ashpër dhe kaotik mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës për propozimin francez për kuadrin e negociatave, raportojnë mediat në vend.

Kësaj radhe aktorë në incident ishin deputeti Dimitarr Apasiev nga e majta dhe Martin Kostovski nga LSDM. Megjithatë, falë reagimit në kohë të pjesës tjetër të deputetëve, u shmang një përplasje fizike dhe gjithçka u la në duart e shakave dhe shkëmbimit të fyerjeve dhe provokimeve.