Transmetuar më 14-07-2022, 13:32

Shkup- Kërcënohet me jetë deputeti i OQM-së në Maqedoninë e Veriut, Panço Minov. Ai ka denoncuar në polici se ka marrë kërcënime me jetë përmes telefonit.

Minov është paraqitur në policinë e Shkupit ku dhe bëri denoncimin duke pretenduar se ka marrë disa telefonata kërcënuese. Numri i telefonit të Minov ishte në listën e publikuar në rrjetet sociale e cilësuar nga persona akoma të panjohur për organet e ndjekjes penale si “lista e tradhtarëve të Maqedonisë”.

Maqedonia prej disa kohësh është përfshirë nga protesta të dhunshme, kundër propozimit francez për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Shkupit, për anëtarësimin në Bashkimin Europian.