Transmetuar më 11-07-2022, 22:21

Pantallonat elegante do të kenë padyshim një vend në garderobën e vjeshtës. Teksa shtëpitë e modës prezantojnë krijimet e tyre në Javën e Modës të sezonit Vjeshtë/Dimër 2022-23, tendencat e reja dalin në pah dhe na japin ide për të krijuar kombinimet më elegante.

Pantallonat janë padyshim një element kryesor i stilit të përditshëm, por këtë herë po fokusohemi tek pantallonat më elegante që do të bëhen trend dhe bazë për veshjet e sofistikuara, në zyrë dhe për daljet e mbrëmjes që noa.al jua sjell më poshtë.

1.Pantallonat e gjera wide pants

Në sfilatën “Chanel Fall 2022 Couture” , shihen pantallona tweed shumë të gjera, të cilat kombinohen me xhaketa tweed dhe çizme kauboj. Pantallonat janë të gjera në të gjithë gjatësinë dhe të larta në mes, duke krijuar kështu efektin e një siluete të hollë e të gjatë.

2.Pantallonat prej sateni

Pantallonat e mëndafshta me teksturën e shndritshme që shihen në sfilatën e Giorgio Armani janë gjithashtu këmbë të gjera në nuanca të çelura dhe mund të kombinohen edhe me veshje më casual, si për shembull një bluzë e hollë me vija. Në fund të fundit, kjo ishte edhe ndjenja e përgjithshme e javës së modës së lartë të këtij viti, kombinimi që mund të bëhet pjesë e stilit të përditshëm.

3.Pantallonat e qepura – tailored pants

Pantallonat më të sofistikuara të qepura me vija, u shfaqën në sfilatën e Jean Paul Gaultier Couture dhe madje u kombinuan me çizme bobber. Pamja është padyshim shik por edhe e shkujdesur.

4.Pantallonat prej kadifeje

Në vjeshtën e 2022 ne lëmë vend në gardërobën tonë për një palë pantallona kadife, si ato të propozuara nga Schiaparelli. Në përgjithësi, kadifeja dhe elementi i ekzagjerimit kthehen për t’i dhënë një prekje glam stilit tonë.

5.Pantallonat e festës – party pants

Sezonin e ardhshëm në vend të fustaneve zgjedhim pantallonat e festës, në fund të fundit ato janë po aq magjepsëse. Balenciaga propozoi pantallona me vijë të ndezur dhe temina në një veshje stil kominoshe.

6.Pantallonat e haremit – Harem pants

Një tjetër stil i firmës Giorgio Armani. Pantallonat Harem janë të ngushta në zonën e kyçit të këmbës dhe belit dhe natyrisht shkojnë me taka të larta.

7.Pantallonat me bel super të lartë – super high-waisted

Pantallonat me bel të lartë nuk janë një trend i ri. Në koleksionin Couture të shtëpisë së modës Giambattista Valli, megjithatë, ato u bënë edhe më të larta në mes dhe me një vijë të ndezur, duke shfaqur një pamje dramatike. /noa.al