Transmetuar më 07-07-2022, 15:50

Jetëgjatësia e popullit kinez është rritur në 77.93 vjeç dhe treguesit kryesorë të shëndetit janë në nivelet e përparuara ndër vendet me të ardhura të larta dhe të mesme. Këtë e pohoi Mao Qunan, drejtori i Departmentit të Planifikimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në një konferencë shtypi të martën, raporton noa.al duke cituar CRI.

Sivjet është viti i tretë i zbatimit të nismës "Kina e shëndetshme", që ka arritur përparim të dukshëm në fazën e tanishme.

Për të promovuar njohuritë mbi shëndetin, dietën racionale, programet e fitnesit dhe shëndetin psikologjik, janë formuar baza të të dhënave kombëtare të ekspertëve dhe burimeve.

Niveli i edukatës shëndetësore të qytetarëve kinezë është rritur në 25.4 %. Sëmundjet kryesore, si sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare, kanceret dhe diabetet, janë kontrolluar në mënyrë efektive.

Vdekshmëria e parakohshme nga sëmundjet kronike kryesore tani është nën nivelin mesatar, tha Mao.

Fitnesi kombëtar është një ndër 15 masat e nismës “Kina e shëndetshme". Në vitin 2020, 37.2 % e popullsisë në Kinë mori pjesë rregullisht në stërvitje fizike, 3.3 pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2014. Shkalla e kualifikimit të standardeve të fitnesit fizik kombëtar sivjet ka arritur në 90.4%.

Në të njëjtën kohë, janë ndërtuar më shumë objekte dhe fusha stërvitore. Në fund të vitit 2021, zona e stërvitjes për frymë në shkallë kombëtare në Kinë arriti në 2.41 metra katrorë.

Edhe përmirësimi i higjienës mjedisore ka ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të njerëzve në Kinë.

Treguesit e higjienës së mjedisit, si përqindja e trajtimit të padëmshëm të mbeturinave shtëpiake urbane, përqindja e ditëve me cilësi mesatare të mirë të ajrit dhe shkalla e depërtimit të ujit të pijshëm në fshatra janë përmirësuar gjithashtu shumë.