Transmetuar më 06-07-2022, 23:40

Tiranë- Në botë emri më i përhapur është Maria. Po në Shqipëri?

Në 10 qytete të vendit emri më i përhapur është Mimoza. Emri i dytë më i përhapur është Fatime në 7 qytete, ndjekur nga emri Kristina që në 6 qytete në Jug – Lindje të vendit është më i përhapuri.

Në listën e emrave për djemtë dhe burrat, emri më i përdorur në disa qytete të vendit është Arben, por nuk mungojnë as emrat Bajram, Ndue, Vasil, Gjergji etj.

Më poshtë harta nga Albanian Stats me emrat më të përhapur për gratë dhe vajzat sipas qyteteve.