Transmetuar më 06-07-2022, 22:36

Tiranë- Nesër zhvillohet në Tiranë protesta e thirrur nga Partia Demokratike.

Një ditë para protestës Kryeministria po “blindohet” për të mbajtur institucionin të izoluar nga protestuesit.

Siç duket edhe nga fotoja, dera kryesore e godinës së qeverisë po vishet me mbrojtëse metalike.

Ndërkaq, protesta e ditës së nesërme do të nisë në orën 19:00 me logon “Shqipëria në rrezik”, e cila do të organizohet nga Sali Berisha dhe nga opozita e vendit. Ai tha sot se protesta do të jetë masive dhe se skenarët janë të qartë, teksa u pyet nga gazetarët nëse do të tentohet hyrja në Kryeministri.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri.