Transmetuar më 06-07-2022, 20:12

Maqedonia e Veriut- Protesta të dhunshme në Shkup. Vendi ka hyrë sot në ditën e 5-të të protestave kundër propozimit të BE-së, i përpiluar nga Franca, për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.

47 policë janë lënduar mbrëmjen e djeshme gjatë përleshjes me demonstruesit para ndërtesës së parlamentit, ndërsa 11 prej tyre, sipas Ministrisë së Brendshme, kanë marrë lëndime të rënda dhe janë ndalur për trajtim në spital. Po ashtu 11 protestues janë arrestuar. Protestuesit hodhën gurë, sende të forta dhe shishe me benzinë kundër parlamentit dhe policisë, ndërsa shkaktuan mjaft dëme materiale.

Protestat vazhdojnë dhe sot, teksa në mediat vendase u publikua një foto ku shiheshin persona me armë në dorë dhe një grup personash me shishe qelqi dhe sende të forta.