Transmetuar më 06-07-2022, 20:47

Palasë- Rrezikon të mbytet çifti çek dhe vajza e tyre 6-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Palasë.

Ata kishin dalë për shëtitje me kanoe rreth orëve të drekës dhe mbetën 3.5 milje në det pa mundësi shpëtimi.

Pas 3 orësh në det, ata lajmëruan me telefon dhe ekipi i shpëtimit i ndodhur në Palasë është nisur me mjetet e nevojshme për t’i shpëtuar.

Në aksion mori pjesë edhe policia e Dhërmiut.

Ishte hera e parë për çiftin çek që vinte në Shqipëri.

Për shkak të erës së fortë kanoeja u zhvendos në det të hapur. Por fatmirësisht aventura nuk pati tragjedi.