Transmetuar më 05-07-2022, 17:40

Ministria e Shëndetësisë pohon se sot janë kryer pak më shumë se 2 mijë testime nga të cilat thuajse gjysma e tyre kanë rezultuar pozitivë. Kjo është një shifër rekord e pozitivitetit ndër testime që kryhen për 24 orë. Sakaq dy gra në moshë jo shumë të thyer, gjetën vdekjen nga kovidi. Ministria pranon se që të dyja ishin të vaksinuara.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2153 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 974 qytetarë, në këto bashki: 438 në Tiranë, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj.

Janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetare nga Tirana të moshave 64-74 vjeç.

Janë shëruar 377 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,070 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Korrik 2022) Raste të reja ditore 974 Të shëruar në 24 orë 377 Të shtruar në spitale 24 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 2153

Testime totale 1,856,756 Raste pozitive 283,811 Raste të shëruara 276,070 Raste Aktive 4,235 Humbje jete 3,506

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,755 Fier 336 Vlorë 235 Durrës 210 Shkodër 208 Berat 114 Lezhë 109 Gjirokastër 95 Elbasan 82 Korçë 52 Dibër 28 Kukës 11