Transmetuar më 05-07-2022, 17:09

Horoskopi i të lindurve të shenjës Dashi nga Paolo Fox, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al: Në dashuri, këtë të mërkurë mund të ketë shumë polemika, mos ndizni zjarre të kota. Në punë dëshironi të përfshiheni dhe do të ketë mundësi për këtë.

Horoskopi i Demit, Paolo Fox: Dita e mërkurë 6 korrik ka diçka më tepër se e përditshmja: Nëse keni takuar së fundmi një person të këndshëm, mos e lini t’ju ikë nga duart. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të sqaroni se cilat janë nevojat tuaja reale tani.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Në dashuri mund të jeni pak konfuzë, mos harroni se nuk është kurrë mirë të kesh dhe të mbash këmbën në dy këpucë, ndaj nëse ke rrotull dy persona, me një duhet ta mbyllësh. Në punë, nga ana tjetër, jeni duke u përpjekur të shmangni fërkimet me shefat dhe kontaktet të tjera pune.

Horoskopi i Gaforres Paolo Fox: Për dashurinë kjo është një periudhë premtuese, përpiquni të bëni një spastrim të së shkuarës dhe hapuni ndaj njohjeve të reja. Në punë, po ashtu, ka një ajër të ri, mundësi të mira në rrugë.

Horoskopi Paolo Fox Luani: Dashuria është në horizont, veçanërisht nëse keni një lidhje të gjatë mund të vendosni të hidhni një hap të rëndësishëm drejt partnerit tuaj. Në punë keni qenë pak të lodhur së fundmi, nga ana tjetër keni një axhendë të plotë.

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox: Në dashuri përpiquni të braktisni trishtimin e vjetër dhe të hapeni për njohjen e një personi të ri, mund të habiteni për mirë. Nga ana tjetër, intuita që keni ju sjell të mira në punë, kjo bën që të dëgjohet zëri juaj.

Horoskopi i Paolo Fox, Peshorja: Në dashuri doni që gjërat të jenë më të qarta, kohët e fundit e ndjeni partnerin/en paksa të shkëputur. Në punë, nga ana tjetër, favorizohen profesionistët e lirë dhe bashkëpunimet e reja.

Horoskopi i Akrepit Paolo Fox: Në sferën e dashurisë ju ka përfshirë një pamje dhe ndjesi vërtet magjepsëse që nuk do të kalojnë pa u vënë re. Në punë, nga ana tjetër, luajini letrat tuaja mirë, kështu mund të merrni një kënaqësi të madhe.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Në dashuri, dritë jeshile për të mësuar më shumë nga gjysma juaj, dëshironi t’i hapeni tjetrit pa hezitim dhe keqkuptim. Në punë, megjithatë, nëse keni një kontratë në proces, mbyllni gjithçka brenda javës tjetër.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Në dashuri jeni të lodhur nga rutina e zakonshme dhe kërkoni më shumë garanci nga partneri juaj. Në punë, nga ana tjetër, favorizoni kontaktet me qytete të reja, po vijnë njohje të mira.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Qiell i bukur për ndjenjat, nëse jeni beqar mos e lini të shkuarën të ndikojë në zgjedhjet tuaja. Në punë, idetë tuaja kanë rëndësi, mos hezitoni t’i shprehni ato!

Horoskopi i Peshqve nga Paolo Fox: Në dashuri dëshironi të keni pranë vetes një person që mund t’i besoni dhe ajo që mendonit se ishte një miqësi e thjeshtë mund të rezultojë diçka më shumë. Në punë, përgjigjet që kërkoni do të vijnë së shpejti. /noa.al