Transmetuar më 05-07-2022, 12:43

TIRANË- Zbulohen emrat e 20 kandidatëve për Avokat të Popullit në Kuvend. Kuvendi i Shqipërisë ka nisur procedurat për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit pas mbarimit të mandatit të Erinda Ballancës. 20 kandidatë kanë depozituar CV-të në Kuvend dhe mes tyre janë ish ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, ish kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish deputeti i PD-së, Sali Shehu.

Me mbarimin e mandatit të Erinda Ballancës, kjo e fundit ka aplikuar sërish për një mandat të dytë. Në total bashkë me Ballancën janë 20 kandidatë të cilët kërkojnë të marrin drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit, institucion që zgjidhet me 84 vota.

LISTA:

1.Ahmet Prençi

2. Altin Goxhaj

3.Besim Ndregjoni

4.Bledar Dervishaj

5.Boriana Nikolla

6.Brikena Kasmi

7.Dorian Gjomarkaj

8.Drita Avdyli

9.Endri Papajorgji

10.Ermir Kapedani

11.Erinda Ballanca

12.Evis Fico

13.Ilirian Rusmajli

14.Jordan Daci

15.Jorida Rustemi

16.Laureta Roshi

17.Ledio Braho

18.Lefterije Luzi

19.Olta Aliaj

20.Sali Shehu