Transmetuar më 05-07-2022, 08:02

Kosovë- Caktohet masa e sigurisë e arerstit me burg për 30 ditë për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku. Ai akuzohet nga prokuroria se ka plagosur dy policë. Mediat në Kosovë kanë bërë publike momentin kur Lushtaku dërgohet në paraburgim nga policia.

Gazetarët e pyetën se nëse kishte diçka që donte të thoshte. Ai u shpreh: A u knaqët?

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë gjatë një kontrolli nga organet e rendit. Dy policët u dërguan për trajtim në spital, ndërsa Lushtaku u mor në pyetje. Ai i mohoi akuzat për plagosje, duke shtuar se efektivët janë përleshur me njëri-tjetrin e se dëshmitarë kishte vëllezërit dhe djemtë e tij.