Transmetuar më 04-07-2022, 22:06

TEPELENË- Mjeti del nga korsia dhe përplaset me Fuoristradën.

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Ujin e Ftohtë ne Tepelenë.

Një automjet i ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga korsia e vet dhe ka shkaktuar përplasje me një “Fouristrade” me targa greke. Për pasojë është lënduar një grua dhe dy fëmijët e saj që ndodheshin në bordin e mjetit “Jeep”.

Nëna me dy fëmijët vinin nga Greqia dhe po shkonin drejt kryeqytetit, ndërkohë që u përballë me mjetin e ndërtimin që vinte në krah të kundërt.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës për mjekim. Por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.