Transmetuar më 04-07-2022, 21:51

KAVAJË- Parakalimi i gabuar i një trajleri, përmby furgonin, plagoset drejtuesi i mjetit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Mësohet se një mjet trailer me targa të Malit të Zi, ka tentuar që të hyj në parakalim të gabuar dhe për pasojë është shkaktuar përmbysja e një furgoni.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar vetëm drejtuesi i furgonit, i cili është dërguar në spitalin e Kavajës për të marrë ndihmë mjekësore. Po ashtu në vendngjarje ka policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.