Transmetuar më 04-07-2022, 19:40

Belsh- Një përplasje tragjike ndodhi me motor pa ditë më parë në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës. Orgito Musai, 15 vjeç, ishte duke udhëtuar me motor bashkë me shokun e tij kur të dy u përplasën nga automjeti që iu vinte përballë.

Babai i të ndjerit ditën e sotme ka shpërndarë në redaksitë e mediave një kërkesë për qytetarët. Ai ka treguar se ditën e aksidentit në vendin e ngjarjes është marrë gabimisht telefoni i 15-vjeçarit. Babai lutet që kushdo e ka gjetur, t’ia kthejë familjes pasi në telefon kanë kujtime të bukura me 15-vjeçarin. Ai ofron edhe shpërblim për ata që i gjejnë t’

‘Jam Babai i Orgito Musait 15 vjecarit që u aksidentua me motor dhe si pasoj humbi jetën para 10 ne Belsh me dt 20/06/2022. Në vendin e ngjarjes është marrë gabisht telefoni i djalit tim. Ju lutem kushdo që e ka gjetur të ma kthejë se kam shumë kujtime të bukura me Orgiton. Kundrejt ëdo shpreblimi nr. i tel 0682260495. Ju falenderoj nëse e shpërndani këtë sms.