Transmetuar më 04-07-2022, 19:00

SHBA- Tragjedi në ditën e Pavarësisë në SHBA. Festimet e 4 korrikut janë kthyer në një tragjedi në Ilinois, Çikago ku është raportuar për një sulm me armë.

Sipas mediave vendase, një person ka hapur zjarr mes turmës gjatë një parade për festimet e pavarësisë së SHBA-vë, ndërsa pritet që numri i viktimave të jetë i madh.

Në një video të publikuar nga vendngjarja shihen njerëzit teksa vrapojnë të tmerruar pasi dëgjuan të shtënat. Ende nuk ka një shifër të saktë të personave të vrarë apo të plagosur por autoritetet kanë njoftuar se kanë rrethuar zonën duke u bërë thirrje njërzve të qëndrojnë sa më larg.

Një dëshmitar, tha për CNN se kishte dëgjuar rreth 20-25 të shtëna armësh. Ai shtoi se pa të paktën një person të gjakosur dhe në tokë. Parada ishte planifikuar të fillonte në orën 10 të mëngjesit, në kryqëzimin e Laurel dhe St. Johns Avenue.