Transmetuar më 04-07-2022, 11:35

Regjistrimet e nxënësve në klasë të parë dhe të dhjetë do të bëhen nga platforma e-Albania. Një vit më parë kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa këtë vit do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njoftoi datën e hapjes së portalit dhe nisjen e aplikimeve për fëmijët e klasave të para.

Duke iu drejtuar prindërve dhe mësuesve Ministrja Kushi shprehet se ‘nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolën që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania.

Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.’