Transmetuar më 04-07-2022, 11:30

Ish-futbollisti i madh anglez David Beckham tregoi të premten vjeljen e tij të parë të mjaltit. Ai postoi një video në Instagram për të treguar frytet e punës si bletërritës. "Kush e dinte që unë do të emocionohesha kaq shumë për vjeljen time të parë të mjaltit.

Gjithçka filloi me mua dhe Cruzie, që ndërtuam kosheren tonë të parë në karantinë, 3 vite më parë, kaq të emocionuar. Dhe meqë ra fjala, është dicka shumë e mirë. Bletët e mia kanë prodhuar", – thuhet në mesazhin që Beckham ka postuar në llogarinë e tij në Instagram.

Në këtë postim, pronari i Inter Miami shihet duke mbledhur mjaltë nga vjelja e tij e parë në kavanoza qelqi. Beckham filloi ta ndiqte bletarinë si një hobi. Në muajt e parë të pandemisë, i izoluar në një nga fermat e tij në Mbretërinë e Bashkuar, ai i dha vetes kënaqësinë të punonte me bletët.

Gjatë izolimit, ndjekësit e tij vëzhguan përparimin e anglezit si bletërritës. Në disa foto që janë postuar në rrjetet sociale, ai shihet i veshur si fermer. Pas të korrave të para, ëndrra e Beckham për të nxjerrë në treg markën e tij të mjaltit nuk duket aq e largët.

Ai e përsëriti këtë ide në më shumë se një rast, prandaj dëshiron të investojë në zhvillimin e një bletarie të madhe. Kështu do të zgjerojë diversitetin e portofolit të biznesit të tij. Për të mjalti është teli i tokëzimit që e nxjerr nga vorbulla e futbollit.

View this post on Instagram

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)