Transmetuar më 03-07-2022, 23:41

Maqedonia e Veriut- Rrihet dhe më pas grabitet nga pasagjerët një taksist në Kumanovë.

Rastin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Me datë 03.07.2022 në Stacionin Policor Kratovë, M.S. nga fshati Filipovci i Kratovës ka raportuar se një person ka lëndime nga një sulm fizik. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin me iniciale G.Z.(49 vjeçar) nga Kumanova me profesion taksist. Në një bisedë zyrtare me zyrtarët policorë ka raportuar se është thirrur me taksinë e tij për të transportuar disa persona nga fshati Vakv për në Kumanovë, të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe i’a kanë marrë makinën e tipit “Volkswagen Passat” dhe celularin”, njofton MPB.

Një grup hetimor po merret me rastin në fjalë.