Transmetuar më 03-07-2022, 14:33

Pakistan- Një aksident tragjik ka ndodhur në Pakistanin Perëndimor.

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pasi një autobus imbushur plot me pasagjerë ra në një greminë.

Sipas mediave vendase, autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhwa ndërsa po shkonte për në Quetta nga Rawalpindi.

Në fillim të qershorit, një aksident i ngjashëm ndodhi në Pakistanin jugperëndimor kur një minibus ra në një kanion për shkak të shpejtësisë së madhe, duke vrarë 22 pasagjerë.

Për shkak të infrastrukturës së keqe në vend, automjeteve të vjetra dhe shoferëve të pakujdesshëm, aksidentet të kësaj natyre hasen shpesh në Pakistan.