Transmetuar më 03-07-2022, 09:26

Karim Benzema mund ta ketë sërish zemrën e tij të zënë. Sulmuesi i Real Madridit e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me të pestin Champions League personal dhe me shumë mundësi “Topin e Artë” të shumëpritur. Tani francezi po shijon një pushim më se të merituar.

Sulmuesi transalpin, si shumë të tjerë i është drejtuar turizmit të diellit dhe plazhit për këtë periudhë vere përvëluese. E ka bërë këtë në jahtin e tij, prej nga ka postuar disa imazhe dhe video për të treguar se jo vetëm shkëlqen në fushë, por edhe jashtë saj. Një udhëtim veror në të cilin ai nuk ka qenë vetëm, por e ka shijuar me një të re, që duket se i ka pushtuar zemrën.

As futbollisti dhe as rrethi i tij i ngushtë nuk kanë folur për këtë marrëdhënie, por rrjetet sociale janë ngarkuar me gjurmimin e së resë që shoqëron futbollistin francez. Ata nuk kanë pozuar ende bashkë, por ka imazhe në të cilat shihen të dy në jaht.

E reja që shoqëron Benzema është Jordan Ozuna, një modele amerikane 32-vjeçare e lindur në Maryland më 1 janar 1990. Ajo bëri karrierë në botën e modelingut që në moshë shumë të re, duke u shfaqur në evente të ndryshme. Megjithatë, ka punuar edhe si kamariere në klubin e njohur të natës “Light NightClub” në Las Vegas.

Sot ajo vazhdon të jetë modele, duke punuar me agjenci si “State Management”, “Caroline Gleason Management”, “Tricia Brink Management” dhe “The Salt Agency”, të cilët i ka bërë për vete me flokët e saj të gjatë kaçurrela kafe dhe trupin e tonifikuar.

Tashmë për marrëdhënien e tij me Benzema, për momentin nuk ka shumë informacione. Gjithsesi, pas Cora Gauthier duket se Jordan e ka pushtuar sërish zemrën e futbollistit. Imazhi i fundit që i lidh ka qenë ai që sulmuesi ka shpërndarë këtë të enjte dhe që më pas e ka fshirë. Një fotografi që tregon një gisht në këmbën e tij të majtë që ai e ka hequr shpejt më vonë dhe që përkon me atë të Jordan.

Këtij detaji duhet t’i shtojmë edhe të tjerë, si për shembull imazhet në rrjetet sociale, në të cilat shfaqen me të njëjtin mjet lundrues. Kjo mund të konfirmojë marrëdhënien e mundshme mes futbollistit dhe modeles.