Transmetuar më 03-07-2022, 08:37

Frenkie de Jong mbetet i pavëmendshëm ndaj lajmeve për largimin e tij nga Barcelona. Klauzola që ka në kontratë do ta bënte pagën e tij më të shtrenjtë nëse Manchester United nënshkruan me të.

Këto variabla nuk janë problem për futbollistin, i cili sapo ka përjetuar një nga ditët më të lumtura të jetës, duke pyetur Mikkie Kiemeney, të dashurën e tij historike nëse do të martohet me të.

“Mezi pres ta kalojmë pjesën tjetër të jetës së bashku. Ajo tha po”, – ka shkruar Frenkie de Jong në Instagramin e tij, duke postuar njëkohësisht dy foto të këtij momenti të shumëpritur.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "bek okuten"a "po".

Ka ende shumë për të bërë që ky propozim martese të konkretizohet, por pas hedhjes së këtij hapi të parë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se Frankie de Jong dhe Mikkie Kiemeney janë një nga çiftet më në modë.

As e ardhmja e pasigurt e futbollistit hollandez nuk mund ta njollosë këtë ditë të bukur…

The Dutchman and his partner Mikky have been travelling across the United states and Mexico