Transmetuar më 01-07-2022, 12:06

Paris Hilton foli mbi pjesëmarrjen e saj në dasmën e Britney Spears me Sam Asghari dhe se si kjo ishte një ngjarje ku nuk mund të mungonte.

Prezantuesja e emisionit e pyeti Hilton për një "konflikt" që përfshinte ditën e dasmës së Spears, ndërsa ylli amerikan shpjegoi se presidenti Joe Biden i kishte kërkuar asaj të bënte DJ në darkën e Samitit të Amerikës, gjë të cilën e refuzoi për të qenë pranë shoqes së saj në një ditë të shënuar.

“Ishte e njëjta natë e dasmës së Britney dhe unë thashë: Jo, nuk do ta humbas atë, – shpjegoi Hilton. – Dhe ata më thanë: Ne mund të të dërgojmë një helikopter, ju mund të fluturoni mbas dasmës. Përgjigja ime ishte e prerë: Unë nuk do të zbres dhe do të dal nga dasma e Britney me helicopter, as do të marr cak, por do ta shoqëroj gjatë gjithë ceremonisë. Pra, më duhej të refuzoja ftesën e presidentit”.

Hilton dhe Spears kanë qenë mikesha të ngushta që nga ditët e tyre si të reja dhe në qendër të vëmendjes, në fillim të viteve 2000. Aktorja amerikane, ndër profesione të tjera, edhe më parë kishte zbuluar se kishte hequr dorë nga oferta e Presidentit Biden gjatë një mini-episodi të podcast-it të saj "This Is Paris", të regjistruar pak pasi ajo u kthye nga ceremonia intime e dasmës në shtëpinë e Spears, në fillim të qershorit.

"Përshëndetje të gjithëve! Sapo u ktheva në shtëpi. U futa në Twitter dhe pashë se kishte shumë mesazhe, që kur u fotografova duke shkuar në një ngjarje sonte. Unë po e mbaja atë top-sekret gjatë gjithë javës. Nuk i thashë askujt”.

Ajo i referohej ekipit personal të artistëve të grimit dhe flokëve, stilistëve të garderobës dhe një shoferi për eventin, në të cilin mori pjesë së bashku me bashkëshortin e saj, Carter Reum, nënën Kathy Hilton.

“Më kërkuan të bëja DJ për presidentin dhe të gjithë presidentët e tjerë nga e gjithë bota për darkë, por dasma e shoqes ishte më e rëndësishme për mua. Nuk do të hyj në asnjë detaj, sepse ishte nata si nuse e princeshës dhe kjo është historia e saj për t’u treguar. Gjithçka që mund të them është se jam jashtëzakonisht e lumtur për të".