Transmetuar më 28-06-2022, 08:19

Tiranë- Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ndaj një deklarate që analisti Artan Hoxha bëri për panelin e studios në ‘Opinion’.

Artan Hoxha: Ju a e kuptoni që keni një frustracion që i ngjani shumë Ramës dhe po të ju çojnë në një mjedis evropian, si Rama do të silleni dhe ju.

Blendi Fevziu: Ti mua nuk ma thua dot mua njëherë që kam një frustracion. E para, nuk kam frustracion jo për Ramën që as nuk e pyes dhe as nuk e kam në hesap ndonjëherë por as nga europianët nuk rri aty si legen sa herë që trajtojnë si qen. Dhe kur kam për ta thënë për Europën, për SHBA, ia them çfarë të kem dhe si ta mendoj unë.

Artan Hoxha: Ky është frustracion Fevzo.

Blendi Fevziu: Frustracion është të thuash që Europa ka gjithmonë të drejtë dhe ne e kemi gabim. Kështu që, unë frustracion as nga Europa dhe as nga Rama jo e jo dhe nga asnjë tjetër nuk kam. Ka palaço sa të duash në Europë.

Artan Hoxha: Futja kot tani.

Blendi Fevziu: Po ka tani sa të duash. Mos ma bëj kështu se Europa qenka e mirë dhe ne qenkemi frustruar se po themi ndonjë llaf. Po mirë, le të dalë ndonjë njeri dhe ta thotë ndonjë llaf kundër Europës se nuk u bë gjëma.