Transmetuar më 27-06-2022, 22:36

Jordani- Katastrofë në portin Akaba të Jordanisë në Detin e Kuq. Dhjetë persona janë vrarë dhe më shumë se 251 të tjerë janë plagosur nga një rrjedhje gazi toksik.

Një kontejner magazinimi i kimikateve, ra gjatë transportit si pasojë e një mosfunksionimi të vinçit, tha Drejtoria e Sigurisë Publike (PSD). Pamjet në televizionin shtetëror treguan një cilindër të madh duke u shkëputur nga një vinç në një anije të ankoruar, e cila solli dhe shpërthimin e gazit të verdhë.

Autoritetet ende nuk e kanë identifikuar kimikatin që ishte brenda kontejnerit por ka dyshime se ishte klor. Autoritetet u kërkuan banorëve të qytetit Aqaba, i cili është rreth 16 km (10 milje) në veri, të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret dhe dyert.

Plazhi jugor i Akaba, i cili është vetëm 7 km nga porti dhe është i populluar nga turistët, u evakuua si masë paraprake. Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.