Transmetuar më 27-06-2022, 22:03

Përditësuar

Sarandë – Zhduket në Ksamil një turist polak në Ksamil, policia e gjen gjallë në det pas disa orësh.

D. R., 29 vjeçe, nga Polonia, ka kallëzuar në komisariatin e Policisë Sarandë se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.

Shërbimet e Policisë zhvilluan kërkime për gjetjen e shtetasit Z. K.

Sonte vonë në mbrëmje, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë.